Courtois "trondit" Real Madridin: Në stol më lë trajneri
Courtois bëri shumë bujë me transferimn e tij te klubi i Real Madridit, por kjo nuk duket se ishte lëvizja e duhur e tij.

Kujtojmë se belgu ka mbetur shumë ndehsje pa u aktivizuar dhe së fundmi ka folur për portalin belg HLN, në të cilin ka zbuluar se nuk ka asgjë, për të cilën është rënë dakord me Keylor Navas, se do të ketë rrotacion mes tyre.

“Nuk ka asgjë, për të cilën kemi rënë dakord. Nuk ka sistem rrotacioni. Është zgjedhja e trajnerit, se cili luan dhe cili jo, – tha portieri, duke shtuar:

– Bëj çmos për t’u trajnuar maksimalisht dhe treguar se jam gati të jem në vijën e bardhë të portës. Edhe Navas bën të njëjtën gjë. Për trajnerin është një situatë luksoze. Konkurrenca është e shëndetshme, nuk ka problem”.

Courtois u pyet mbi faktin se trajneri Lopetegui zgjodhi Keylor Navas për të luajtur kundër Romës, në Champions. Belgu u përgjigj: “Ishte një zgjedhje e trajnerit për të aktivizuar Keylor Navas”. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2018, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori