Courtua tregon si e përjetoi humbjen e thellë nga Roma: Nuk kuptova gjë
Pëlqej
Portieri i Cheleat, Thibaut Courtois, nuk ka mundur të japë sqarime për konfuzionin e krijuar në mbrojtjen e Chelseat pas humbjes prej 3-0 në Ligën e Kampionëve nga Roma.

Courtois edhe pse pranoi tri gola kishte performancë të mirë duke mos lejuar thellimin e rezultatit. Roma dominoi dhe ka mundur të shënojë edhe më shumë gola.

“Nuk jam i sigurt se si u shënua ai gol, por pas 50 sekondash jemi një gol prapa”.

“Unë kam brohoritur për golin e dytë, por kishte zhurmë në stadium dhe nuk u dëgjua nga Azpilicueta i cili e la topin të shkonte”.

“Mendoj se kemi luajtur mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë e kemi lënë shpirtin luftarak dhe nuk e di se çka ndodhi”, deklaroi Courtois.

Chelsea ka vendin e dytë në grup prapa Romës, por ka përparësinë para Atletico Madridit që ka vuajtur. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2017, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori