Coutinho bën atë që Barcelona dëshiron, akoma edhe më afër marrveshjes
Pëlqej
Philippe Coutinho ka kërkuar që të largohet nga Liverpool pas qëndrimin të reptë të klubit kundrejt ofertës së Barcelonës.

Raportet u shfaqën duke sugjeruar se Coutinho kishte dorëzuar një kërkesë transferimi, edhe pse kjo gjë ishte mohuar nga Liverpuli.

Në një deklaratë, një anëtar i familjes ka pretenduar se Coutinho është i mërzitur me refuzimin e klubit për të pranuar ofertën e Barcelonës, përcjell Albeu.com.

"Philippe është përpjekur shumë për të gjetur një zgjidhje miqësore, por pa dobi", thuhet në deklaratën e publikuar në Sky Sports Neës.

"Ai ka dashuri të jashtëzakonshme për klubin dhe tifozët, por siç kanë theksuar në të kaluarën Steven Gerrard dhe Luis Suarez, Liverpool nuk i largon kurrë lojtaët me marrveshje miqësore". /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2017, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori