Coutinho dëshiron të qendrojë në Mynih
Ylli brazilian ndihet i lumtur tek gjiganti bavarez, ku është huazuar gjatë verës që shkoi nga Barcelona. Bayerni mund ta blejë atë përfundimisht në fund të sezonit

Bayern Munichu e kishte huazuar Philippe Coutinhon nga Barcelona për një vit.

Por, gjiganti bavarez shpreson ta blejë përfundimisht yllin brazilian dhe ta mbajë atë gjatë në “Allianz Arena”.

E shpresat e klubit më të madh gjerman janë shtuar pas deklaratave të fundit të ish-futbollistit të Interit, Espanyolit e Liverpoolit.

Në fakt, përfaqësuesi brazilian e ka shprehur edhe vetë dëshirën të qëndrojë në Bundesliga.

"Nëse gjithçka shkon mirë dhe përshtatet, do të doja të rri këtu", ka thënë 27 vjeçari për tabloidin gjerman "Bild".

Pasi kishte shkëlqyer tek Liverpooli, Coutinho kishte dështuar ta tregonte veten në Camp Nou. Por tash, gradualisht është duke e rikthyer formën ideale.
Shtuar më 03/12/2019, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori