Coutinho: Ëndërra ime u bë realitet
Philippe Coutinho ka folur për herë të parë si futbollist i skuadrës së Barcelonës.

Ylli brazilian, Philippe Coutinho tashmë ka arritur në Barcelonë, ku nesër do të nënshkruajë kontratë pesë vjet e gjysmë dhe do të prezantohet në Camp Nou.

Ai me anë të një video ka treguar se tashmë ëndrra e tij është bërë realitet.

“Përshëndetje tifozë të Barcelonës. Unë tashmë jam këtu dhe kjo është një ëndërr e bërë realitet. Shpresoj të ju shoh nesër. Visca Barca”, ka thënë Coutinho. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori