Coutinho flet fjalët e para si futbollist i Bayern Munich (VIDEO)


Philipe Coutinho u prezantua tek skuadra e Bayern Munich ditën e sotme.

Braziliani kaloi nga ekipi i Barcelonës për tek klubi bavarez në formulën e huazimit me të drejtë blerje në fundin e sezonit me klauzolë 120 milion euro.

Coutinho luajti 75 ndeshje që kur u transferua në merkaton e janarit 2017/2018.

Me fanellën katalanasve 27 vjeçari shënoi 21 gola dhe ka dhënë 11 asistime, megjithatë braziliani nuk arriti kurrë të përshtatej me klubin spanjoll.

Në fjalët e tij të para për faqen zyrtare të klubitBayern, Coutinho u shpreh: "Për mua, ky transferim do të thotë një sfidë e re në karrierë. Vij në një vend të ri, por në një nga klubet më të mira në Europë. Unë mezi po pres të luaj këtu.

Si Bayerni, edhe unë kam ambicie të mëdha. Jam i bindur që mund t'i arrijmë objektivat e klubit së bashku me shokët e mi të rinj të skuadrës."
Shtuar më 19/08/2019, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori