Coutinho: Kam mundësinë e jetës, mos më bëni ta humbas
Pëlqej
Mesfushori brazilian i Liverpoolit ka ndjekur shembullin e sulmuesit francez, Dembele edhe pse në një mënyrë më diplomatike duke i dërguar 'kërkesën për transferimin' tek Liverpool për të autorizuar shitje e tij tek FC Barcelona.

Sipas Mundo Deportivo, Coutinho jo vetëm që shkoi në klub, për të kërkuar transferimin, por ka përdor një fjalim shumë të ashpër, sepse ai beson se Liverpooli do të tregohet shumë i padrejtë me të Braziliani, i cili arriti në Anfield në janar të vitit 2013, beson se ai ka qenë gjithmonë i sinqertë dhe i respektueshëm me Liverpoolin dhe ka dhënë gjithçka për të bërë më të mirën për klubin anglez, përcjell Albeu.com.

Përveç kësaj, ai gjithashtu e ka bërë të qartë në shkrimet e tij, se ka para një mundësi të madhe në jetën e tij dhe nuk mund ta humbasë, prandaj kërkon të shkojë në Barcelonë. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori