Coutinho në stol? Valverde e thotë hapur çfarë duhet të bëjë
Pëlqej
Ernesto Valverde ka kërkuar nga Philippe Coutinho që të vazhdojë luftimin për një vend në formacionin bazë në Barcelonë, pas golit që shënoi mbrëmë në disfatën 2-1 nga Levante në kuadër të Copa del Rey.
Coutinho nisi ndeshjen nga fillimi për herë të parë që nga 2 dhjetori.

“Kur Dembele nuk luante, të gjithë më pyesnin mua”, tha Valverde pas ndeshjes.

“Tani Dembele po luan dhe Coutinho jo, dhe e njëjta gjë po ndodhë. Kur nuk luan nuk je i lumtur, duhet të luftosh për ta ndryshuar situatën”.

Coutinho është një lojtar i shkëlqyer që ka dhënë shumë për ne dhe do të vazhdojë kështu. Do e them të njëjtën për Dembelen”.

Shtuar më 11/01/2019, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori