Coutinho nuk udhëton me Liverpoolin për në Dubai, transferimi i tij mund të kompletohet këtë javë
Pëlqej
Barcelona pritet ta kompletojë brenda pak ditëve transferimin rekord të Philippe Coutinhos, në vlerë 160 milionë euro, pasi lojtari nuk ka udhëtuar me skuadrën e Liverpoolin në kampin e saj të ngrohet stërvitor në Dubai.

Nuk është arritur ende marrëveshja mes klubeve, me “Të kuqtë” që akoma po tentojnë ta bindin 25-vjeçarin – me përfshirje të drejtpërdrejt nga Fenëay Sports Group – të qëndrojë në Merseyside të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Burime të afërta pranë klubit zbulojnë se Liverpooli ka qenë i pasuksesshëm në tentimin e vet për t’ia ndryshuar mendjen lojtarit deri më tani, megjithëse i ka ofruar atij rrogë edhe më të lartë.

Ndërkohë, eksperti spanjoll i futbollit i angazhuar nga Sky Sport, Guillem Balague, e ka cituar të përditshmen spanjolle “AS”, të ketë thënë se Philippe Coutinho mund të udhëtojë sonte për në Barcelonë për ta shikuar ndeshjen e skuadrës katalane të nesërmen pasdite. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2018, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori