Coutinho pranë rikthimit në Premier League, por jo te Liverpool
Philip Coutinho është pranë rikthimit në Premier League. Ylli Brazilian nuk do blihet nga Bayern Munchen, ndërsa te Barcelona nuk ka vend për të.

Këtë situatë dëshiron të shfrytëzojë Chelsea, që ka nisur bisedimet me Barcelonën.

Raportohet se Chelsea dhe Barcelona po diskutojnë për një marrëveshje huazimi mes tyre për Coutinhon, e cila mund të finalizohet gjatë verës.

Blutë kërkojnë opsionin e mundësisë së blerjes pas përfundimit të sezonit.

Premierliga nuk është një kampionat i panjohur për Coutinhon, që me Liverpool në këtë ligë ka pasur kohërat më të mira të karrierës së tij.

Coutinho te Barcelona ishte transferuar në janarin e vitit 2018 për 160 milionë euro./
Shtuar më 09/04/2020, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori