Coutinho refuzon Inter: Nuk dua të kthehem
Philippe Coutinho, mesfushori i Interit që aktualisht është i huazuar tek Espanyol, nuk dëshiron të kthehet tek zikaltërit pas përfundimit të periudhës së huazimit (30 qershor 2012).

Braziliani është shprehur për "AS": “Në Spanjë kam më shumë mundësi të luaj. Nuk e di kush kampionat i përshtatet më shumë lojës që bëj unë. Koha do e tregojë nëse luaj më mirë në Itali apo Spanjë. Tek Interi kalova një sezon të vështirë dhe tek Espanyol janë sjellë shumë mirë me mua që në ditën e parë.”

Coutinho theksoi se objektivi i tij me klubin katalanas është hyrja në Ligën e Kampioneve: “Skuadra ka objektiv vendin e katërt edhe pse jemi paksa larg. Duam të marrim maksimumin nga ndeshjet e mbetura.”

Espanyol renditet në vendin e shtatë të renditjes së kampionatit spanjoll, 7 pikë larg Malagës që pozicionohet në vend të katërt. Ndeshja e radhës për Espanyol është ndaj Villarreal në transfertë, të dielën në orën 21.30. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2012, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori