Coutinho rikthehet të flasë për aventurën tek Inter: E vështirë por...
Philippe Coutinho, ka thënë se aventura e tij te Interi ishte shumë e vështirë. Ai ishte vetëm 16-vjeçar kur nënshkroi me Interin dhe bëri vetëm 46 paraqitje për zikaltrit.

“E kuptova që bëra profesional kur nënshkruaja me një klub evropian në moshën 16 vjeçare, Interin, por isha shumë i ri”, ka thënë Coutinho për Barca TV.

“Ishte e vështirë për një djalosh të ri si unë, që erdhi nga një kulturë e re. Shkova në Itali me prindërit dhe të dashurën, e cila tani është gruaja ime”.

“Skuadra kishte shumë kampionë dhe ishte një eksperiencë e mirë, por e vështirë. Nëse do shkoja vet, do vdisja. Kisha nevojë për përkrahjen e familjes dhe ata ishin në anën time”, ka shtuar Cou./albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori