Barcelona pa Lionel Messin ka fituar 2-0 në udhëtim ndaj Malagas, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të La Ligas.
Coutinho shënoi një supergol me finte teksa u asitstua nga francezi
Dembele. Ky i fundit u shpall dhe lojtari i
ndeshjes. Pas
ndeshjes brazilian Cou tha:
"
Dembele? Ai është lojtarë i madh dhe po zhvillohet, pak nga pak. Na ndihmoi shumë sot. Këtu erdhëm për 3 pikë dhe i morrëm ato duke shënuar 2 gola. Ne nuk e nënvlerësojmë askënd.’ Mungesa e Messi’t? Me
mungesën e tij, ne duhej të luanim më fortë dhe më mirë. Ai i jep shumë këtij ekipi! A e ruajtëm energjinë në pjesën e dytë? Jo, nuk mendoj. Ne mendonim vetëm për këtë ndeshje dhe nxorrëm rezultat nga po e njejta." tha braziliani. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2018,
ora 10:33