Felipe
Coutinho ka zgjedhur të vazhdojë
karrierën me Liverpoolin, duke ia
besuar karrierën e tij trajnerit Jurgen Klopp dhe jo klubeve me më shumë fuqi ekonomike si Barcelona apo Paris Saint Germain.
Sulmuesi i Selecaos ka hedhur të zezën mbi të bardhë duke vazhduar bashkëpunimin me “The Reds” edhe për 5 vitet e ardhshme. Lajmin e bën të ditur klubi nga Merseyside ku
Coutinho do të përfitojë rreth 1 milionë euro në muaj, duke u bërë një nga lojtarët më të paguar të
Premier League.
23-vjeçari është një nga pikat kyçe të formacionit të trajnerit gjerman, i cili i ka
besuar çelësat e sulmit. Ai u bashkua me Liverpolin 4 vjet më parë pas një eksperience të shkurtër me Interin. Në
Premier League ai po kalon momentin më të artë të karrierës me 34 gola në 163 ndeshje.
“Është një nder i madh për mua që kam firmosur rinovimin për të qëndruar këtu. Jam pritur me krahë hapur nga të gjithë dhe i jam mirënjohës Liverpolit”, shprehet
Coutinho në komentin e parë menjëherë pas rinovimit të kontratës.
Shtuar më 25/01/2017,
ora 12:20