Ndeshja miqësore mes
Real Madridit dhe
Rayo Vallecanos është
anuluar.
Një
futbollist i
Rayo Vallecano është në pritje të rezultatit të testit për koronavirus andaj ballafaqimi miqësor me
Real Madridin – të mërkurën – është
anuluar, raportojnë mediat spanjolle.
"Marca" raporton se një
futbollist i Vallecanos dyshohet se është infektuar me COVID-19, ndërsa rezultati i testit nuk do të mbërrijë deri sot në mëngjes, shumë afër fillimit të takimit.
Në masa parandaluese kundër shpërndarjes së virusit,
Rayo Vallecano ka mbajtur
futbollistët në stërvitje me distancë të martën.
Shtuar më 09/09/2020,
ora 09:32