Flamurtari preket me COVID-19. Ai që e ka pësuar është
trajneri Dritan
Resuli, i emëruar në fillim të këtij sezoni. Pasi kishte shfaqur simptoma, bërja e tamponit ishte detyrim.
Resuli ka mësuar se është pozitiv dhe duke ndjekur protokollin sanitar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është futur në karantinë, sikurse raporton nga Vlora gazetari i ABC, Elton Nika.
Ky është rasti i parë me COVID-19 që prek Flamurtarin, ndërkohë që më shumti ka pasur të infektuar në Superiore, duke nisur me lojtarë nga Vllaznia, Skënderbeu, Bylisi e Partizani.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 13:57