Ç'po ndodh Mario? Balotelli nxjer të mbathurat në stërvitje (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mario Balotelli nuk vishet dot. Ky është titulli që iu kemi servirur javën e shkuar dhe që lidhej me problemin e italianit në veshjen e jelekut të stërvitjes. Por kësaj rradhe SuperMario shfaq probleme në veshjen e diçka tjetër.

Sulmuesi italian, që i kushtoi Liverpoolit plot 16 milionë sterlina gjatë merkatos së verës, e ka patur shumë të vështirë të veshë të shkurtrat gjatë stërvitjes me "The Reds" në "Melwood Training Center".

Siç shihet edhe në fotot e mësipërme, teksa skuadra e Brendan Rodgers kishte nisur stërvitjen SuperMario merrej ende me pantallonat.

Një gjë e tillë Balotellit i ka ndodhur edhe te Milani, edhe te Kombëtarja italiane gjatë "Euro 2012". /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori