Barcelona-Real
Madrid. E gjithë bota i ka sytë na klasikja e radhës, dhe kjo jo vetëm për faktin e historisë së kësaj përballje. Në fushë ka dhe një klasike tjetër, Cristiano Ronaldo ndaj Lionel Messit. Portugezi është një makth për Barcelonën pasi ka shënuar 7
gola në 6 Klasiket e fundit. Dueli i tij me yllin argjentinas arrin kulmin, teksa në fundjavë ai shënoi një tregolësh dhe argjentinasi poker golash.
Ylli portugez e ka nisur mirë 2013 me 10
gola në 7 ndeshje, duke regjistruar 21 në kampionat dhe 33 në
total. Gjithashtu 27 vjeçari ka arritur kuotën e 100
golave në bernabeu në 87 ndeshje të luajtura. Me tregolëshin ndaj Getafes, CR7 arrin në kuotën e 180
golave me fanellën e "Los Blancos", një gol larg Gentos së vendit të 6 në klasifikimin goleadorëve më të mirë në historinë e Real
Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013,
ora 11:46