CR7: Bento nuk u shkarkua për shkakun tim
Cristiano Ronaldo ka mohuar sugjerimet se ai ka ndikuar në shkarkimin e Paulo Bentos si trajner i Portugalisë.

Pas humbjes shokuese nga Shqipëria në terren të vet, Bentos iu tregua dera, ndërsa Fernando Santos u caktua trajner i portugezëve.

“Nuk do të përgjigjem, nuk ia vlen. Këto situata duhet lënë anash”.

“Preferoj të flas për gjërat pozitive të trajnerëve që kam pasur gjatë karrierës, që nga fillimi, me (Laszlo) Boloni, e deri më tash me Carlo Ancelottin dhe Fernando Santos”.

“Në futboll ekzistojnë cikle dhe ai i Paulo Bentos përfundoi me pikëllim për ne”.

“Gjatë 11 viteve të kaluara, vendimet rreth trajnerit kryesor të ekipit kombëtar, gjithmonë janë marrë nga presidenti, asnjëherë nga një lojtar apo grup lojtarësh”, ka thënë Ronaldo.
Shtuar më 13/10/2014, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori