Kristiano Ronaldo beson se 90-minutëshi i së mërkurës ofron një shans të mirë për të regjistruar një kryesim rezultativ në ndeshjen të parë të Kupës së Mbretit kundër Blaugrana-ve.
"Ne do të luajmë në shtëpi, në stadiumin tonë, cka përbën një mundësi të mirë për të marrë një avantazh në ndeshjen e parë. Kjo është një sfidë me të vërtetë e rëndësishme, një lojë e vështirë. Ne do të luajmë kundër njërit prej ekipeve më të vështira në botë, kështu që do të jetë një natë e madhe. Do të jemi të detyruar të përballojmë mungesën e disa lojtarëve kyç, por kjo nuk duhet të jetë justifikim. Kemi nevojë për të zhvilluar një lojë të mirë, sepse
Barca ka një
ekip të mahnitshëm", tha portugezi për "AS". /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2013,
ora 18:59