CR7 elozhe Casillas-it: Portier i klasit botëror
Pëlqej
Cristiano Ronaldo del në mbrojtje të Iker Casillas duke theksuar se gardiani i Real Madrid nuk është drejt perëndimit të karrierës së tij pasi në këndvështrimin e luzitanit, ai mbetet një portier i klasit botëror.

"Iker ka qenë përherë numri 1. Unë mendoj se ai është një nga më të mirët në botë për rolin që ka", është shprehur "Topi i Artë".

Një fjali e qartë që synon t’i japë moral portierit spanjoll, i cili është endur mes ujërave të turbullta gjatë dy sezoneve të fundit mes pankinës dhe portës.

Pas suksesit në Superkupën e Europës, Cristiano Ronaldo flet për objektivat e radhës.

"Duhet të mendojmë për të tashmen dhe jo për të ardhmen. Fituam Superkupën e Europës dhe kjo është diçka madhështore por nuk duhet të biem në gjumë sepse jemi vetëm në fillim të sezonit", vijon Ronaldo.

Në datën 19 gusht, Real Madrid do të presë në “Santiago Bernabeu” Atletico Madrid për sfidën e parë të Superkupës së Spanjës, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojë në fushën e “Los Colchoneros” për 90 minutëshin e kthimit. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori