CR7, garë me kohën për të “kapur” derbin
Pëlqej
Cristiano Ronaldo është në garë për tu rikuperuar në kohë dhe për të qënë i gatshëm për trajnerin e Real Madrid, Carlo Anceloti, për derbin e La Ligas ndaj Atletico Madrid. Sfida e programuar për të shtunën e ardhshme në orën 20:00 e vlefshme për javën e 3 të kampionatit është e rëndësishme për Los Blancos duke parë se vijnë nga humbja me Real Sociedad.

Portugezi ka zbritur në fushën stërvitore në "Valdebas" edhe pse skuadra është lënë pushim çka të lë të kuptosh se ylli portugez kërkon të jetë në fushë në derbi ndaj "Los Colchoneros". Problemet fizike e lanë "Topin e Artë" jashtë skuadrës në sfidën e "San Sebastian", kur Reali u thye nga Sociedad me rezutlatin 4-2.

Por ndalesa e shkurtër është pasuar nga një plan i detajuar rikuperimi i ndarë në disa faza, puna në fushë, ushtrimet në pishinë, puna në palestër dhe terapitë fizike.

gjitha këto ushtrime i kushtojnë Ronaldos tre orë kohë dhe plani është i programuar me dy seanca në ditë që në total çojnë në 6 orë punë për portugezin në mënyrë që të rikuperohet në kohë për derbin me Atleticon. Madje 29-vjeçari ka marrë disa detyra edhe në shtëpi, ku duhet të punojë në palestër me disa ushtrime të caktuara nga stafi mjekësor.

Ky plan rikuperimi nuk është konceptuar vetëm për të kapur në kohë formën fizike për sfidën e së Shtunës, por njëkohësisht për të evituar dëmtimet e mëtejshme gjatë sezonit. Cristiano Ronaldo ka nisur këtë program rikuperimi që të dielën e kaluar dhe nëse gjithçka shkon mirë, pritet që të martën ose të mërkurën ti bashkohet skuadrës në stërvitje. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori