CR7 i frikshëm, më shumë gola se 14 skuadra në La Liga
Cristiano Ronaldo ka shënuar 38 gola në këtë sezon të Primera Division duke kryesur me meritë listën e golashënuesve. Por statistikat e tij të frikshme janë edhe më të mira se 14 skuadra të La Ligas.

Deri tani nga vendi i shtatë ku ndodhet Malaga deri në vendin e fundit asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë se 36 gola.

Përveç kësaj, me golin e djeshëm kundër Eibar, ylli portugez është bërë dje edhe lojtari me më shumë gola me goditje dënimi në 20 vitet e fundit në Spanjë. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori