CR7 i gjithë i Juventusit, Mendes i jep dritën jeshile Marottas
Sot mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusit kanë qenë ditët më të nxehta të kësaj merkato verore.

CR7 dhe presidenti i klubit torinez, Andrea Agnelli kanë pasur një takim të fshehtë në Kalamata të Greqisë.

Por siç konfirmon gazetari italian, Gianluca Di Marzio, sot Mendes do t'i japë dritën jeshile Marottas (tani në Milano me Paratici) për të bërë ofertën e 100 milionë euro te Real Madrid, pasi klubi spanjoll do ta pranojë.

Tani mbetet për t'u parë sesa do të fitojë ylli portugez tek "Zonja e Vjetër". /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2018, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori