CR7 i uritur për sukses: Dua 6 "Topa të Artë"
Cristiano Ronaldo ka uri për fitore dhe nuk kërkon të ndalet me kaq. Mbi të gjitha, portugezi duket i fiksuar pas "Topit të Artë", çka do të thotë një sfidë në distancë me Lionel Messin.

"Nuk dua të qëndroj komod sepse kam fituar tre "Topa të Artë". Jam i fiksuar pas trofeve si më parë, qofshin ato individuale, qofshin ekipore. Ambicia dhe motivimi janë armët e mia më të forta. Dua të fitoj 4, 5, 6 "Topa të Artë". Dua të shkruaj historinë e futbollit botëror si më i mirë, kështu që mendimi i im i vetëm është përmirësimi ditë pas dite", ka thënë Ronaldo në një intervistë për revistën "Chi".


Në fund Ronaldo flet edhe si baba: "Dua të bëj gjithçka mundem për të bërë të lumtur Cristiano Jr. Ai është projekti im më i rëndësishëm jofutbollistik". /albeu.com/


Shtuar më 27/01/2015, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori