CR7 "injoron" Barçën: Si çdo ndeshje tjetër
Cristiano Ronaldo është gati që të përballet me Barcelonën në Klasiken e parë të sezonit. Edhe pse "Topi i Artë" vlerëson rivalin, ai e bën të qartë se përgatitja e tij do të jetë e njëjtë si në takimet e tjera.

"Mendoj se përballjet ndaj Barcelonës janë gjithnjë emocionuese. Objektivi im është që të shënoj prapë. Rivalët tanë janë të fortë, por synimi ynë është të fitojmë dhe gëzojmë tifozët tanë. Unë jam përgatitur mirë, por këtë gjë bëj gjithmonë përpara një takimi. Dua që të jap më të mirën, pavarësisht se cilin rival kam kundër. Detyra ime është të jap gjithçka në fushë e të ndihmoj ekipin me gola, paraqitje dhe cilësi", është shprehur ylli portugez.

Real Madrid-Barcelona starton sot në ora 18.00. /albeu.com/


Shtuar më 25/10/2014, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori