"CR7 ishte mediokër në moshën e Neymar"
Agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro, beson se ylli i Barcelonës është në një nivel tjetër, më të mirë se sa sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, kur portugezi ishte në moshën 21 vjeçare. Përfaqësuesi i CR7, Jorge Mendes, deklaroi në fundjavë se "nuk ka asnjë mënyrë për të thënë se Neymar është aq i mirë sa Ronaldo", ndërsa ka reaguar agjenti i brazilianit: "Neymar dhe Cristiano Ronaldo kanë lindur në të njëjtën ditë, më 5 shkurt. Por në moshën e Neymarit, Ronaldo ishte një lojtar mediokër. Tani për tani ai e tejkalon Nejmarin vetëm kur është fjala për peshën e tij", ka shkruar në Twitter Ribeiro.

Neymar u bashkua me Barcelonën (i ardhur nga Santosi) në merkaton e kësaj vere, pasi fitoi "Copa Libertadores" me klubin e tij në vitin 2011 dhe Kupën e Konfederatave me Brazilin, ndërsa Cristiano Ronaldo ishte nën kontratë me Manchester United në moshën 21-vjeçare, pas largimit nga Sporting Lisbona në vitin 2003. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2013, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori