CR7, ja parametrat e "çmendura" fizike (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nga suksesi në Champions League, "Topi i Artë" apo bukuroshja në krah të tij, Irina Shayk...ja ku vjen edhe një tjetër sukses për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez shfaqet në kopertinën e revistës "Men’s Health" ku trupi i tij vjen në formatin e një gladiatori. Gjithsesi, mos mendoni se sulmuesi i Real Madrid e mban trupin e tij në formë vetëm për motive estetike.

“Nuk stërvitem rregullisht për të ruajtur linjat për shkak të kopertinave të revistave apo sepse dua të dukem i bukur. E mbaj trupin në formë për shkak të punës. Një futbollist duhet të jetë përherë i fortë dhe në shendet të plotë. Ne duhet të jemi gati për të zbritur në fushë gjatë çdo momenti të sezonit. Prandaj, për të qenë i gatshëm, stërvitem shumë dhe jam i përqëndruar te puna që bëj”.

Për të qenë një jashtëtokësor në futboll nuk mjafton vetëm trupi perfekt dhe ky konfirmim vjen nga faqja online e së njëjtës revistë që e rendit Ronaldon në vendin e parë.

"Men’s Health" publikon skedën e detajuar teknike të sulmuesit që e bën atë një nga sportistët më të mirë të planetit. Ai ka një rezistencë të madhe në fushën e lojës dhe këtë e reflektojnë shifrat pasi vrapon rreth 10 km mesatarisht në çdo ndeshje dhe bën rreth 33 sprinte për 90 minuta. Të dhëna marramendëse që do t’i kishin zili edhe profesionistët e atletikës.

Një tjetër e dhënë interesante është se Ronaldo kërcen rreth 80 cm nga toka dhe ka një fuqi të madhe në goditje. Sfera që goditet nga këmba e tij mund të arrijë deri në 130 km në orë.

Po flasim për një njeri dhe jo një perëndi të Olimpit, ai është Cristiano Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori