Cristiano Ronaldo do Angel Di
Maria-n tek
Juventus.
Sipas zërave të fundit të merkatos, CR7 duket se i ka kërkuar klubit bardhezi ish-shokun e skuadrës në kohën e
Real Madrid. Sulmuesi argjentinas, aktualisht te PSG, mund të jetë përforcimi i duhur për Zonjën e Vjetër.
Kontrata e 32-vjeçarit me Paris Saint-Germain skadon në verën e 2021-shit dhe pasi ka luajtur dhe fituar në Portugali (Benfica), në Spanjë (
Real Madrid), Angli (Manchester United) dhe në Francë me PSG-në, mund të provojë më në fund eksperiencën e Serisë A.
Juventus po mendohet edhe pse do të duhet të sfidojë Atletico
Madrid që, sipas El Gol Digital, duket se është kandidatja tjetër për të marrë Di
Maria-n.
Çelësi i bardhezinjve për të arritur te Di Maria mund të jetë Bernardeschi, i cili mund të sakrifikohet nga
Juventus ose të përfshihet në një negociatë pikërisht me Colchoneros.
Shtuar më 05/11/2020,
ora 19:28