CR7: Manchester? E ardhmja ime është në Madrid
Pëlqej
Cristiano Ronaldo u shfaq në versionin e tij më të mirë në fitoren 5-1 të Real Madrid ndaj Elches, duke shënuar 4 gola ndaj modestëve të Primera Division. Por portugezi kërkon t’i ndajë meritat me shokët e skuadrës.

"Ishte një ndeshje shumë e mirë, e nisëm pak keq, por reaguam shumë mirë me dy gola të shpejtë. Të shënosh katër gola në një ndeshje është pak e vështirë, por për këtë duhet të falënderoj shokët e skuadrës që më dhanë mundësinë për të shënuar. Penalltia? Më duhet ta pranoj, ishte penallti. Gjithsesi ishte një vendim i drejtë i gjyqtarit", shprehet Ronaldo.

29-vjeçari mori në shtëpi topin e ndeshjes, që do t’ia dhurojë djalit: "Kam shënuar katër gola edhe dy apo tri herë të tjera. Forma ime është në rritje falë edhe ndihmës që po më jep ekipi. Topi i ndeshjes është dhuratë për tim bir".

Casillas apo Navas? Debati mbi titullarin e portës, sipas yllit luzitan, po bëhet i lodhshëm.

"Nuk duhet të flasim gjithë kohën për një cështje. Iker dhe Keylor janë portierët më të mirë të La Ligas. E rëndësishme është të ruajmë vazhdimësinë dhe të përmirësohemi. Tifozët do ta kuptojnë që Iker është një lojtar shumë i rëndësishëm për këtë klub", vijoi portugezi.

Dhe në fund një koment mbi fjalët e Mourinhos dhe zërat për një rikthim të mundshëm në Premier League: "Kjo temë nuk është e rëndësishme, më shumë rëndësi ka Reali. Në nivelin personal gjithçka po shkon ok, dëshiroj të jap gjithçka për këtë fanellë. Manchester United? Te flasësh për të ardhmen time është spekulim, sepse e ardhmja ime është në Madrid". /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori