"CR7 më i miri te Reali, Messi më i miri në botë"
Cristiano Ronaldo mund të jetë më i miri, por kjo vlen vetëm për Real Madrid, ndërsa Lionel Messi është më i miri në të gjithë botën. Kështu mendon tekniku italian i Kombëtares ruse Fabio Capello.

"Argjentinasi ka krijimtari në fushë, ka fantazi dhe i shkon direkt portës, kualitete që nuk i kanë të gjithë në botë. Nga ana tjetër qëndron Ronaldo, lojtar me potencë dhe shpejtësi. Portugezi ka goditje të forta, është një goleador i lindur", ka thënë Capello.

Një mendim nga ish tekniku i Realit edhe për të talentuarin Neymar dhe a e shikon Capello, brazilianin në garë me Messin e Ronaldon.

"Është i ri dhe duhet t’i japim kohë. Për mendimin tim, braziliani ka më shumë imagjinatë se Cristiano, por të dy janë mjaft larg nga Messi, i cili ndodhet në një dimension tjetër", vijoi "Don Fabio". /albeu.com/


Shtuar më 14/04/2015, ora 13:27
haveri
e Mërkurë 15 Prill 2015, Ora 09:56
ehhhh more capello ma rrofsh lucin more deshtakkkk
messi kurre ma i mire se CR7
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori