CR7-Messi, luftë e ashpër golash
Duhen edhe nëntë ndeshje nga përfundimi i kampionatit spanjoll të futbollit dhe përveç kureshtjes për të marrë vesh se kush do të marrë kurorën e kampionit vëmendja është e përqendruar gjithashtu në trofeun e golashënuesit më të mirë, ose siç quhet në Spanjë: “Pichichi”.

Cristiano Ronaldo dhe Messi, liderët e Real Madrid dhe Barcelona, kanë secili nga 35 gola të shënuar në kampionat dhe në javët e mbetura pritet që këta dy yje të futbollit botëror të shënojnë edhe shumë gola të tjerë.

Të dhënat tregojnë se Messi i ka shënuar golat e tij në këtë mënyrë: 29 me këmbë, 1 me kokë, 2 me goditje dënimi dhe 3 me 11-metërsh.
Golat e Cristianos janë shënuar kështu: 21 me këmbë, 4 me kokë dhe 10 me 11-metërsh.

Vitin e kaluar Cristiano Ronaldo fitoi trofeun Pichichi me 41 gola të shënuar, por këtë vit kjo shifër duket se nuk do të mjaftojë për triumfin personal të portugezit apo argjentinasit. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2012, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori