CR7: Mou, më i zgjuar se të tjerët
Në pjesën e dytë të intervistës së tij, të dhënë për gazetën spanjolle "AS", Cristiano Ronaldo është shfaqur disi më polemik, duke filluar nga rivali i tij Lionel Messi dhe diskutimit rreth "Topit të Artë". Portugezi pretendon se nuk është çuditur nga fakti që argjentinasi nuk përmendi emrin e tij gjatë fjalimit të falënderimit kur morri trofeun për herë të katërt.

"Nuk më çuditi aspak. Ai nuk më votoi mes tre më të mirëve, ndaj nuk kishte si të më çudiste. Mungesa e Mourinhosceremoni? E respektoj vendimin e tij dhe mendoj se ai e dinte se çfarë do të ndodhte në atë ceremoni, është më i zgjuar se të tjerët", u shpreh CR7.

Ylli i Real Madrid ka folur edhe rreth së ardhme së Jose Mourinhos në stolin e "Los Blancos", duke lënë të kuptohej se në fund të sezonit "Special One" mund të largohet. a/lbeu.com/
Shtuar më 07/02/2013, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori