CR7 premton: Manchester, rikthehem një ditë
Pëlqej
Sa herë Manchester United gjendet në ditë të vështirë, një fytyrë e njohur shfaqet gjithnjë dhe i karikon me dashurinë e tij. "E dua Manchesterin. Të gjithë e dinë këtë. E kam thënë shumë herë. Mançesteri është në zemrën time. Kam lënë shumë miq të mirë atje, tifozët janë fantastikë dhe shpresoj që një ditë të rikthehem". Janë këto fjalët e yllit të Real Madrid dhe "Topit të Artë 2013".

"Natyrisht që jam i lumtur te Real Madrid, ku kam edhe katër vite kontratë, por në të ardhmen nuk i duhet kurrë. Sepse unë jam trajtuar në mënyrë të pabesueshme atje", shtoi portugezi gjatë një interviste për "Telegraph" dhe "DailyMail".

"Besomëni, Manchester United do të bëhet një ditë sërish një superskuadër. Jam i sigurt për këtë. Ata janë një klub i madh. Di Maria dhe Falcao do t’i ndihmojnë shumë. Falcao është një futbollist i shkëlqyer. I tillë është edhe Di Maria", është shprehu Ronaldo. /albeu.com/


Shtuar më 05/09/2014, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori