CR7: Sezonin tjetër fitojmë gjithçka
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është tejet ambicioz për edicionin e ri 2012/2013. Futbollisti luzitan beson se madrilenët mund të arrijnë deri te suksesi në të gjitha garat që do të marrin pjesë.

"Ne kemi një skuadër të shkëlqyer. Baza jonë është e njëjtë, kurse do të kemi edhe disa lojtarë të rinj si kualitete shtesë2, ka thënë Ronaldo duke u treguar mjaft ambicioz për sezonin e ri me kampionët e La Ligës.

"Kemi gjithçka që është e nevojshme për të bërë një edicion fantastik. Besoj se është e mundshme të fitojmë të gjitha trofetë".

Cristiano Ronaldo është duke u përgatitur për Kampionatin Evropian në Poloni e Ukrainë ky synon të bëjë paraqitje sa më të mira me Portugalinë. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2012, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori