CR7 shpërthen në të shara ndaj Mourinhos (VIDEO)
Sipas rrjetit "Cuatro", Cristiano Ronaldo ka shfryrë nervozizmin e tij pas golit të dytë që shënoi kundër Malagës. Portugezi është kapur nga kamerat, teksa me sytë nga pankina e tij shfryn në portugalisht "Jodete", e përkthyer, ju q…!

Me sa duket, tashmë i gjithë Reali është përçarë përpara largimit të Jose Mourinhos dhe i gjithë ky tension mund të luajë një rol negativ përpara finales së Copa del Rey kundër Atletico Madrid.

Por ky mund të jetë një sinjal që tregon se portugezi mund të rikthehet sërish te ish skuadra e tij Manchester United. /albeu.com/



Shtuar më 10/05/2013, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori