CR7 shuan polemikat: 100% me Presidentin
Pëlqej
Deklaratat e tij ku lexohej një farë skepticizmi për fushatën e merkatos së Realit nxitën një lumë spekulimesh. U fol për pakënaqësi të Cristiano Ronaldos në lidhje me politikën e klubit për shitjen e Angel Di Marias por dhe blerjet e kësaj vere e madje gjërat shkuan deri aty sa u aludua për një ftohje të idilit të yllit portugez me los blancos e madje dhe largimin e tij nga kampionët e Europës.

Presidenti Florentino Perez nxitoi të dilte vetë para mediave këtë të premte për të këmbëngulur mbi raportin solid me lojtarin më të mirë të skuadrës, dhe tani është vetë Cristiano Ronaldo që konfirmon se asgjë nuk ka ndryshuar duke hedhur poshtë spekulimet nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale.

"Deklaratat e mia janë keqinterpretuar. Dëgjova presidentin tim dhe jam me të 100%. Shokët e rinj të skuadrës janë maksimumi dhe me ta kemi kompletuar një grup të madh. Nisemi për të fituar gjithshka. Një përqafim dhe Forca Madrid!", shkruan "Topi i Artë 2013".

Nëpërmjet këtyre fjalëve Ronaldo nuk lë më vend për dyshime. Rreshtohet publikisht dhe pa asnjë rezervë përkrah Florentino Perez dhe politikës së Realit duke konfirmuar ambicien e tij maksimale për të fituar gjithshka me fanellën blanko nën urdhërat e Carlo Ancelottit që falë fushatës milionere të Realit ka vetëm vështirësinë e përzgjedhjes. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori