CR7 sinjal Fergusonit: Nder të punosh me më të mirët
"Ajo që të vret më shumë janë kritikat që nuk kanë të bëjnë me fushën e lojës": Cristiano Ronaldo rrëfehet në një intervistë për "GQ", ku ka folur për merkaton dhe për të ardhmen. Sulmuesi i Real Madrid i është përgjigjur edhe interesimit të Sir Alex Ferguson, i cili ofron 55 milionë sterlina për ta rimarrë sërish në "Old Trafford".

"Kam shumë respekt për të: është një trajner dhe një person i madh. Të rikthehem te United? Është gjithmonë nder të punosh me më të mirët", u shpreh ylli portugez.

Përsa i përket Real Madrid CR7 konfirmoi: "Është klubi më i madh në botë, kërkohet perfeksioni por ka ende vend për përmirësim. E ardhmja? Dua të qëndroj në futboll edhe kur të heq dorë prej tij", përfundoi Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2013, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori