CR7 te United, Rooney te Chelsea?
Tërheqja e Sir Alex Ferguson nga futbolli mund të sjellë ndryshime rrënjësore te Manchester United. Përveç afrimit të teknikut të ri, që mesa duket është ai i Everton David Moyes, nga Old Trafford pritet të largohet edhe sulmuesi anglez Wayne Rooney. I kërkuar me ngulm nga Paris Saint Germain, bomberi me shuml gjasa do ti bashkohet Jose Mourinhos te Chelsea, shkruan "Daily Mail". Për kartonin e tij "Blutë" kanë ofruar plot 25 milionë sterlina.

Por, "Djajtë e Kuq2 nuk po rrinë duarkryq. Shefi i klubit Gill ka fluturuar për në Madrid për tu takuar me Jorge Mendes, agjentin e Cristiano Ronaldos, për të kërkuar rikthimin e atij që në vitin 2009 e shitën për 80 milionë sterlina (rekord botëror).

Ferguson nuk e ka mohuar dëshirën e tij për të risjellë në Angli CR7-ën, ndërsa dje kur skocezi anunçoi largimin portugezi u shpreh: "Falemdinderit për gjithçka boss".

A do të jetë kjo lëvizja më e bujshme e merkatos së verës? Të presim e të shohim.../albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori