CR7 "thumbon" legjendën Eusebio
Pëlqej
Cristiano Ronaldo për momentin është i përqendruar me kombëtaren portugeze, për dy takimet e fundit eliminatore me Izraelin dhe Luksemburgun. Ylli i Real Madrid, gjithsesi gjeti rastin të thumbonte legjenden e Porugalisë, Eusebio rreth statistikave me kombëtaren.

"Ai nuk duhet të trishtohet, sepse rekordet janë bërë për t’u thyer. Eusebio gjithmonë do të jetë Euzebio, ndërsa Cristiano Ronaldo do të jetë Cristiano. Është normale që njerëzit na krahasojnë, por Eusebio nuk duhet të mërzitet për këtë. Unë dua që të luaj edhe 100 ndeshje më shumë me Portugalinë dhe askush nuk do të jetë i trishtuar nëse arrij këto shifra", ka thënë ylli i portugezëve.

Më pas kapiteni i Portugalisë u shfaq besimplotë për dy sfidat e radhës:

"Jam i bindur për fitoren. Jemi favoritë dhe duhet të marrim maksimumin në të dy takimet më pas të shikojmë se cfarë do të bëjë Rusia. Nuk do të jenë dy ndeshje të lehtë për ne, ndaj duhet të japim më të mirën në fushë. Të gjithë ne luajmë me skuadra të mëdha e ndiejmë shumë përgjegjësinë kur grumbullohemi me kombëtaren", vijoi CR7.

Portugalia mund të kualifikohet direkt për në botëror nëse merr gjashtë pikë me Izraelin dhe Luksemburgun, ndërsa Rusia nuk arrin të grumbullojë pikët e plota ndaj Luksemburgut dhe Azerbajxhanit. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori