CR7, titullar në Superkupën e Europës
Pëlqej
Kur Portugalia e tij u eliminua nga Kupa e Botës, në mendjen e Cristiano Ronaldos u fiksua një objektiv shumë i rëndësishëm për t’u realizuar gjatë kësaj vere. Pavarësisht temperaturave të larta, luzitani është munduar të shijojë pushimet bashkë me të dashurën dhe miqtë e ndërkohë është përgatitur me vendosmëri për ta lënë pas dëmtimin, që të jetë në fushë për Superkupën e Europës.

Nga stafi mjekësor ka patur zëra që nuk e kanë rekomanduar praninë e yllit portugez ndaj Sevillas, megjithatë Cristiano do të jetë titullar të martën. Ky është vendimi që kanë marrë bashkarisht trajneri Ancelotti dhe sulmuesi.

Superkupa e Europës është trofeu i vetëm që mungon në palmaresin e pasur të Ronaldos dhe për këtë arsye ai ka punuar intensivisht me fizioterapistin, si dhe është stërvitur pa pushim që të jetë në Cardiff. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori