CR7: United, familja ime e dytë (VIDEO)
Cristiano Ronaldo ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e një rikthimi te Manchester United në të ardhmen, teksa dëshmon se mban "dashuri" për ish-klubin e tij. 29-vjeçari iu bashkua Real Madrid nga "Djajtë e Kuq" për një marrëveshje prej 94 milionë eurosh në vitin 2009, pasi kaloi 6 sezone në “Old Trafford”.

Ronaldo, i cili nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e pasmesnatës së sotme kundër United, në Michigan, për shkak të shqetësimeve, pranon se e sheh ish-klubin e tij si një "familje të dytë", por përsërit se është i lumtur të mbetet në "Santiago Bernabeu" tani për tani.

"Manchester United është një nga klubet e mia të preferuara. Të gjithë e dinë se çdo herë kur flas për Real Madrid, ndihem mjaft mirë, por një nga dashuritë e mia të pashuara është edhe United", tha Ronaldo para gazetarëve. –

"Isha 18 vjeç kur u bashkova me “Djajtë e Kuq”, kam fituar gjithçka atje, njerëzit më trajtojnë si një zot, kështu që i vlerësoj shumë. Në të ardhmen, kush e di, mund të bashkohemi sërish. Mbaj mend se kur kemi luajtur atje, kundër Manchester United për Champions League, dashuria e tyre më vrau mua. Te United kam qenë shumë i lumtur. Atje kam pasur momente fantastike, ndaj e vlerësoj maksimalisht këtë klub. Për mua, United është një nga klubet më të mira në botë. Kam pasion për këtë klub. Me disa lojtarë jam ende në kontakt, sepse kur isha atje kam krijuar një marrëdhënie të mirë me të gjithë. Jo vetëm lojtarët, por me të gjithë stafin. Manchester United ishte si familja ime e dytë, kështu që nuk do të harroj se si njerëzit më trajtonin aq mirë. Unë e dua Manchesterin. A mund të ketë kthim mbrapa…? Në futboll asnjëherë nuk i dihet. Natyrisht, jam i lumtur te Real Madridi. Kjo është shtëpia ime, klubi im, por te Manchester United më kanë trajtuar në mënyrën më të pabesueshme, kështu që kurrë nuk i dihet", përfundoi "Topi i Artë 2013". /albeu.com/


Shtuar më 02/08/2014, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori