CR7 vendos për të ardhmen, informon edhe Juventusin
Cristiano Ronaldo ka marrë vendimin për të ardhmen, dhe ka informuar drejtuesit e klubit për këtë gjë.

Tuttosport, gazetë kjo e afërt me Juventusin bën të ditur se Ronaldo nuk është i prirë për t’u larguar nga ‘Zonja e Vjetër’, dhe vendimi e tij ia ka përcjellë presidentit Andrea Agnelli.

Ronaldo ka hedhur poshtë mundësinë për kalim te PSG apo te Manchester United, dhe është i gatshëm të përmbush kontratën e tij me Juventusin, e cila vlen deri në vitin 2022.

Portugezi ka shënuar 28 gola në Serie A këtë sezon, ku është bërë lojtari i parë i Juventusit që shënon mbi 25 gola brenda një sezoni në 60 vitet e fundit.

Është spekuluar ditëve të fundit se e ardhmja e Ronaldos te Juventus është e pasigurt, por 35 vjeçari do të mbetet në Serie A, te Zonja e Vjetër.

Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka veshur edhe fanellën e Manchester United dhe Real Madrid.
Shtuar më 14/07/2020, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori