Crales Puyol dëmtohet sërish
Kapiteni i Barcelonës dhe i kombëtares Spanjolle, Carles Puyol, ka pësuar një lëndim të freskët në fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj BATE Borisov e cila do ta lërë sërisht larg fushave.

Mbrojtësi spanjoll ka marrë një dëmtim të brinjëve në fitoren 5-0 të së mërkurës dhe ende kishte ndjerë ca mundim gjatë të enjtes.

33-vjeçari do t'i nënshtrohet një stërvitje të veçantë të premten dhe është në dyshim për ndeshjen e vikendit në La Liga kundër Sporting Gijon.

/albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori