Cristiano: Barça, harroje titullin
Dy gola të shënuar dhe dy asiste të dhëna në fitoren 5-1 ndaj Osasunës, fushë në të cilën Reali i Madridit nuk fitonte prej tre sezonesh. Cristiano Ronaldo e ka bërë shumë mirë detyrën e tij, duke udhëhequr madrilenët drejt një tjetër suksesi. Pas ndeshjes, Ronaldo u shpreh i bindur se ky kampionat do të shkojë në duart e Realit dhe se nuk do të ketë “remuntada”.

Kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u luajtur dhe diferenca me katalanasit është gjashtë pikë, pa harruar se mes tyre do të jetë edhe përballja direkte në “Camp Nou”.

“Unë luaj me mendimin se ne do ta fitojmë titullin. Ideja se ne nuk do ta fitojmë dhe se Barça do ta fitojë nuk është në kokën time. Ne jemi në situatë të mirë në tabelë. Kanë mbetur edhe tetë ndeshje dhe ne duhet të mendojmë se titulli është i yni. As që më shkon në mendje ta humbasim këtë titull. Kemi bërë një rrugë të jashtëzakonshme deri tani, kështu që duhet të bëjmë edhe një sforco të fundit. Na presin ndeshje të vështira, por mendoj se skuadra është e përgatitur për t’i përballuar këto ndeshje”, tha Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori