Mega operacioni "Volvo 4", 27 të arrestuar, 6 nuk janë kapur
Cristiano i "bllokuar"? Allegri tremb kundërshtarët e Champions-it
Pëlqej
Cristiano Ronaldo ka realizuar dy gola ditën e djeshme kundër Sassuolos.

Kjo erdhi pas tre ndeshjeve jo shumë të mirë për portugezin pasi edhe pse kishte tentuar disa herë portën kundërshtare nuk mundi të shënonte.

Por megjithatë tre ndeshjet e para pa shënuar gol, nuk i kanë bërë shumë përshtypje, trajnerit Masimiliano Allegri.

"Cristiano në ankth? Nuk duhej ta kishte fare, sepse në tri ndeshjet e para ka bërë shumë mirë, luajti për skuadrën, ndërtoi shumë raste për gol dhe kjo është e rëndësishme." ka thënë në fillim Allegri.

"Goli i parë ishte i lehtë, por i dyti ishte i mrekullueshëm. Ishte i uritur dhe mund të shënonte edhe më shumë, por tani mund të përqendrohemi te Valencia në Champions” ka shtuar më pas trajneri i Juventus. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2018, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori