Cristiano Ronaldo bojkoton ceremoninë e UEFA-s
Sot gjatë hedhjes së shorit të Champions League në Monaco (ora 17:45) do të mbahet edhe ceremonia e përvitshme gjatë së cilës do të zgjidhet edhe "Lojtari më i mirë i vitit UEFA", çmim që i jepet futbollistit më të mirë të sezonit në kompeticionet që organizohen nga qeveria europiane e futbollit.

Franck Ribery, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë tre finalistët për fitimin e çmimit që vitin e shkuar u fitua nga katalanasi Andres Iniesta.


Francezi dhe argjentinasi do të jenë të pranishëm në ceremoninë që do të zhvillohet në "Foro Grimaldi", ndërsa Cristiano Ronaldo ka preferuar që sot të luajë miqësoren Real Madrid-Deportivo La Coruna dhe të mos udhëtojë drejt Principatës.

Çmimin "Lojtari më i mirë i vitit" e merr futbollisti që grumbullon më shumë vota nga 53 gazetarët që përbëjnë jurinë, një gazetar për çdo federatë të UEFA-s. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2013, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori