Cristiano Ronaldo fiton edhe një çmim tjetër pas atij të Globe Soccer Awards (FOTO LAJM)

Pëlqej
Cristiano Ronaldo ka fituar një tjetër çmim, ai është emëruar ‘Sportisti më i mirë evropian’ për vitin 2017.

Gjatë ditës së enjte ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka fituar edhe dy çmime.

Ai u emërua si më i miri për vitin 2017 nga “Globe Soccer Awards” dhe pas këtij çmimi, mori edhe një tjetër. Portugezi u votua si “Sportisti më i mirë për vitin 2017’ nga 26 agjenci ndërkombëtare.

Ky është viti i dytë që Ronaldo merr këtë çmim. Portugezi mori 159 pikë, duke lënë prapa ngasësin e Formula 1, Lewis Hamilton me (143), ndërsa tenisti, Roger Federer renditet i treti (124) dhe Rafa Nadal i katërti (113 pikë). /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2017, ora 23:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori