Cristiano Ronaldo flet pas dy golave të shënuar kundër Empolit
Cristiano Ronaldo në përfundim të ndeshjes tha se se Juventusi ishte në dijen se ndeshja do të ishte e vështirë kundër Empolit.

“Ishte një ndeshje shumë e komplikuar. E dinim që do të ishte e vështirë, veçanërisht pas ndeshjes në Champions, pasi ishim pak të lodhur”, ka thënë ylli portugez pas ndeshjes.

“Ne krijuam më shumë raste shënimi pas pjesës së parë, dhe në fund e merituam fitoren.

“Nuk e mbaj mend shumë mirë golin, duhet ta shikoj përsëri. Ndodhi shumë shpejt, mirëpo kisha vetëbesim dhe tentova golin”.

“Kjo ishte një javë shumë e rëndësishme për ne, bëmë një paraqitje fantastike në Old Trafford dhe performuam mirë këtu, duke i llogaritur rrethanat e vështira”.
Shtuar më 27/10/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori