Cristiano Ronaldo gati për Portugalinë (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo është rikthyer me Kombëtaren e Portugalisë, Ylli i Juventusit i kishte munguar vendit të tij që nga 30 qershori në ndeshjen kundër Uruguait në Botërorin Rusi 2018, shkruan Albeu.com.

Numri 7 dukët më në formë se kurrë pas 3 golave të shënuar kundër Ateltico Madrid që i siguroi Juventusit kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Ndërkohë Portugalia do të zhvillojë dy sfidat ndaj Ukrainës dhe Serbisë në 22 dhe 25 mars të vlefshme për Europianin e vitit 2020 teksa Ronaldo pritet të japaë kontributin e tij. /albeu.com/


Shtuar më 19/03/2019, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori